Google ADS

Perez jep dritën e gjelbër për shitjen e Cristiano Ronaldos

14:58 | 16 Janar 2018
Arbresh Info

Real Madridi është i hapur për të shitur superyllin Cristiano Ronaldo pasi presidenti i klubit Florentino Perez e ka dhënë dritën e gjelbër për largimin e tij.

Sipas raporteve të fundit, fituesi i Topit të Artë është i frustruar në Bernabeu dhe ndihet i “tradhtuar” që nuk i është ofruar një marrëveshje e re që i është premtuar verën e kaluar, transmeton portali arbresh.info.

Tani, raportet në Portugali sugjerojnë që kampioni evropian është duke u përpjekur për të ofruar 32 vjeçarin në merkaton aktuale të transferimeve. Sipas një raporti nga ‘Record’, Perez i ka dhënë dritën e gjelbër agjentit të lojtarit Jorge Medes për të dëgjuar rreth ofertave që shtrohen për sulmuesin.

Ronaldos i është premtuar një kontratë e re nga Perez pas performancës së tij të shkëlqyer në finalen e vitit të kaluar në Ligë të Kampionëve kundër Juventusit.

Gjatë bisedimeve nuk ka pasur progres dhe mësohet se ai tashmë është duke menduar për jetën larg nga Real Madridi.

Destinacioni i tij i preferuar besohet të jetë ish klubi i tij – Manchester United./arbresh.info/

Të ngjashme