Sulmuesi i Romës, Carles Perez është i lumtur dhe nuk e mendon rikthimin në Spanjë.
22-vjeçari u transferua nga Barcelona në afatin e janarit, mirëpo e ka pranuar se ishte e vështirë për t’u larguar nga “Camp Nou”, transmeton portali arbresh.info.
Spanjolli ka thënë se do ta mendonte rikthimin në Spanjë, vetëm nëse luante për Sevilla-n.
“Ishte shumë vështirë për tu larguar nga Barcelona, nuk e kuptova. Tash, jam lojtar i Romës dhe e ardhmja ime është këtu”.
“Jam shumë i lumtur. Shpresoj që do fillojmë të luajmë se shpejti, të hyjmë në top katër dhe të avancojmë në Evropa Ligë”.
“Nuk e mendoj rikthimin në Spanjë, vetëm nëse është Sevilla. Isha i bindur kur trajneri Paulo Fonseca, me telefonoi dhe me tregoi gjithçka”, theksoi ai.
Perez gjatë këtij sezoni për gjigantin italian ka bërë shtatë paraqitje duke dërguar topin në rrjetë një herë dhe asistuar dy herë./arbresh.info.
Gesko dhe Rina sjellin këngën e re “Bobo”
Mexhiti: Nesër në mbledhjen ndërqeveritare Kosovë-RMV do të ...
Muriqi: Me Lituaninë vetëm fitore
Zëdhënësi i Hezbollahut vritet gjatë një sulmi në qendër të ...
Lela: Gjesti mund të ndihet më ‘i vogël’ se Edi
Prezantohen 4 drejtorët e rinj të policisë, Hoxha: Të garant...