Drejtori i Real Madridit, Florentino Perez i ka premtuar Zinedine Zidanes që portieri i Athletic Bilbaos, Kepa, do të transferohet në janar.
Portieri i ri i talentuar do të mbetet pa kontratë gjatë verës së ardhshme dhe mund të transferohet më pas falas, transmeton portali arbresh.info. Megjithatë, Real Madridi dëshiron të sigurojë shërbimet e tij menjëherë dhe gazeta spanjolle ‘Don Balon’ pretendon që Perez dëshiron të shpenzoj rreth 18 milionë për të finalizuar marrëveshjen.
Mësohet që Perez dëshiron të sigurojë transferimin e këtij lojtari për të shfaqur gjithashtu mbështetje ndaj Zinedine Zidanes. Trajneri francez ka qenë nën presion të vazhdueshëm gjatë javëve të fundit.
Real Madridi barazoi 2 me 2 ndaj skuadrës së vogël Fuenlebrada në takimin e zhvilluar në kuadër të Kupës së Mbretit mbrëmjen e kaluar, megjithëse ata ishin fitues për shkak se rezultat i përgjithshëm ishte 4 me 2.
Borjo Mayoral përmbysi rezultatin në 2 me 1, por Alvaro Portilla barazoi shifrat në sekondat e fundit të ndeshjes. Por, pavarësisht rezultat të dobët, Zidane pretendoi se ishte i kënaqur me performancën.
“Nuk jam i zemëruar aspak, ishte siç planifikohej”, ka thënë Zinedine Zidane pas kësaj ndeshje.
“Nuk ishte e lehtë për lojtarët, por jam i lumtur që ne jemi vazhduar tutje. Kundërshtarët tanë shfaqën një lojë shumë të mirë, por gjëja më e rëndësishme është se ne vazhduam tutje”
Ndeshja e ardhshme e Real Madridit është ajo kundër Athletic Bilbaos si mysafirë të shtunën./arbresh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...