Luka Modricit i është thënë nga presidenti Florentino Perez se mund të largohet nga Real Madridi para se të shfaqën raportet për transferim te Interi.
Ylli i ‘Los Blancos’ mund të largohet nga klubi në Bernabeu dhe Interi është i vendosur për ta transferuar atë në Itali, transmeton portali arbresh.info.
Reprezentuesi kroat është duke menduar me plotë seriozitet transferimin në Serie A pas shumë titujve të fituar gjatë periudhës gjashtë vjeçare në Spanjës.
Sipas gazetës italiane ‘Tuttosport’, Modric do të flas sy me sy me presidentin e Real Madridit, Florentino Perez, rreth të ardhmes së tij.
Ylli kroat shkëlqeu në Kampionatin Botëror këtë verë duke i ndihmuar vendit të tij të arrijë në finale, ku ata u mposhtën nga Franca me rezultat 4 me 2.
Interi tashmë ka nënshkruar me Radja Nainggolan dhe pasi dështuan në transferimin e Arturo Vidalit në garën me Barcelonën, ata do donin të kenë Modricin në mesfushën e tyre, transmeton portali arbresh.info.
Deri tani, Perez është duke refuzuar të zhvillojë bisedime, megjithëse së fundmi ka thënë se Modric mund të largohet vetëm nëse dikush paguan klauzolën e tij të blerjes prej 700 milionë euro.
‘Tuttosport’ thotë se Modricit i ishte premtuar largimi nga Real Madridi një vit më parë nëse i ndihmon atyre për të fituar titullin në Ligë të Kampionëve.
30-vjeçari bëri pjesën e tij duke shkëlqyer në fitoren 3 me 1 ndaj Liverpoolit në finale./arbresh.info/
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...