Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez është i bindur që mund të arrijë një marrëveshjes me Real Sociedadin rreth qendërmbrojtësit Alvaro Odriozola.
Perez ka qenë duke vëzhguar personalisht lojtarin që nga fundi i sezonit dhe është i bindur që ai mund të jetë pasardhësi i Dani Carvajalit në rolin si mbrojtës i krahut të djathtë, transmeton portali arbresh.info.
Gazeta spanjolle ‘Don Balon’ raporton që Perez ka folur me reprezentuesit e qendërmbrojtësit për t’i konfirmuar planin e tij për të nënshkruar me të. Klauzola e tij e blerjes prej 40 milionë euro besohet se nuk do të jetë një problem për presidentin.
Barcelona është gjithashtu e interesuar në Odrizolan, por Perez vazhdon të ketë besim për të arritur nënshkrimin me talentin pas fillimit të negociatave.
Odriozola tashmë është pjesë e përfaqësueses së Spanjës dhe vlerësohet si njëri nga talentët e rinj më të mirë të asaj kombëtare./arbresh.info/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...