Sipas raporteve në Spanjë, Real Madridi është duke konsideruar punësimin e ish sulmuesit Raul si një zëvendësues të trajnerit Santiago Solari për sezonin e ardhshëm.
Presidenti i klubit, Florentino Perez ka humbur plotësisht durimin si pasojë e rezultateve të dobëta nga Solari dhe as fitorja e Ligës së Kampionëve nuk do ta shpëtonte atë, transmeton portali arbresh.info.
Perezit thuhet se i është paraqitur një listë e shkurtër e kandidatëve, përfshirë emra të mëdhenj menaxherial si Mauricio Pochettino, Joachim Low dhe Max Allegri.
Megjithatë, bazuar në gazetën spanjolle Sport, një tjetër emër në këtë listë është edhe ish sulmuesi i tyre – Rauli.
Të gjithë emrat e mëdhenj të lartpërmendur janë nën kontrata afatgjate dhe nëse Perez nuk është në gjendje të marrë ndonjërin prej tyre në Bernabeu, ai thuhet se do t’i kthehet Raulit si një plan B.
Rauli është aktualisht në detyrë te skuadra e të rinjve Juvenil B në Real./arbresh.info/
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...