Real Madridi ka lëshuar komunikatë zyrtare për akuzat që janë ngritur ndaj Barcelonës nga prokuroria e vendit.
Klubi mbretëror ka bërë të ditur se ata do të mbajnë mbledhje të dielën (12 mars) në ora 12:00 dhe të dalin me vendim.
“Nisur nga serioziteti i akuzave të bëra nga Prokuroria e Barcelonës kundër FC Barcelona dhe dy prej presidentëve të saj për dyshime të bazuara për korrupsion dhe marrëdhëniet e tyre me cilindo që ishte nënkryetar i Komitetit Teknik të Gjyqtarëve, Jose Maria Enriquez Negreira, presidenti ka ftuar në takim urgjent Bordin e Drejtorëve nesër, e diel, 12 mars 2023 në orën 12:00, për të vendosur mbi veprimet që Real Madrid i konsideron të përshtatshme në lidhje me këtë çështje”, thuhet në njoftimin e tyre.
Barcelona po akuzohet se ka paguar mbi shtatë milionë euro Negreiran për tri vite radhazi dhe ka shqetësime edhe nga klubet e tjera.
Real Madridi duket se është në mbrojtje të klubit katalanas shkaku i themelimit të Superligës Evropiane, por mbetet të shihet nesër se cili do të jetë vendimi i tyre.
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...
Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban
Stuhi, reshje shiu dhe dëbore godasin Shtetet e Bashkuara
Mali i Zi “plotësisht gati” që ura mbi lumin Buna të përfund...