Belgjika pati një gol të anuluar ndaj Sllovakisë me ndihmën e teknologjisë së re në Euro 2024 diçka që nuk ishte parë asnjëherë më herët.
Slovakia regjistroi një fitore historike në ndeshjen hapëse të fazës së grupeve, me Belgjikën që nuk ishte në gjendje të rikthehej pasi pësuan një gol të hershëm nga Ivan Schranz pas gabimit të Wout Faes.
Kjo fitore bëri që të “shpërthejë” festa në fushë pas fishkëllimës së fundit të gjyqtarit, në atë që po konsiderohet si befasia më e madhe deri më tani në Kampionatin Evropian 2024.
Belgjika e çoi dy herë topin në rrjetë përmes Romelu Lukakut, por VAR-i intervenoi në të dyja rastet për t’i anuluar.
Sulmuesi i Leipzigut, Lois Openda, u penalizua për një prekje të topit me dorë gjatë aksionit ku u shënua goli i Lukakut, me VAR-in që përdori një teknologji të re për të marrë vendimin përfundimtar.
Topi zyrtar i Euro 2024 i krijuar nga Adidas, ka një çip në qendër të saj që dhuron një pamje të gjerë të lëvizjes së topit dhe sistemi ishte në gjendje që të zbulonte se dora e Opendas me të vërtetë kishte bërë kontakt me topin.
Teknologjia e cila përdoret zakonisht në krikët është mjaftueshëm e saktë për të përcaktuar nëse topi ka bërë kontakt me dorën gjatë rrugës së golit ose nëse një lojtar ka qenë në pozitë jashtë loje në momentin e saktë kur është goditur topi.
Grafiku tregon forcën e jashtme përmes një “rrahje zemre” në televizor dhe shfaq dorën e Opendas duke pasur kontakt me topin./Telegrafi/
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...