Fitorja 3 me 2 e Arsenalit ndaj Crystal Palaces i ka siguruar gjigantit londinez tri pikë të plota, por gjatë ndeshjes është vërtetuar se ka përçarje te klubi dhe se skuadra është e ndarë në dy grupe.
Legjenda e Arsenalit, Thierry Henry ka vërejtur se skuadra ishte e ndarë në dy pjesë derisa ata po festonin golin e dytë të shënuar nga superylli Alexis Sanchez, transmeton portali arbresh.info.
Në vend që të vraponin të gjithë për të festuar së bashku, vetëm pesë lojtarë të Arsenalit ishin mbledhur në mes të fushës për të uruar njëri-tjetrin derisa nga ana tjetër Sanchez po festonte me Granit Xhakën, Shkodran Mustafin dhe sulmuesin Alexandre Lacazette.
“Shiko këtë. Shikoni se si është ndarë skuadra. Mustafi erdhi dhe shikoni Sanchezin. Ai është duke kërkuar nga pjesa tjetër të afrohen. Mirë, prisni një minutë. Sigurisht skuadra nuk ka vetëm pesë lojtarë?”, ka thënë Henry gjatë analizës së tij për ‘Sky Sport’.
Ish sulmuesi i Arsenalit thekson tutje se gjithçka mund të shihni nga kjo pikë te Alexis Sanchez.
“Ai është duke biseduar me Lacazetten. ‘Pse nuk janë duke ardhur?’ Ai do ta thotë këtë tani… Dhe Lacazette përgjigjet kështu ‘Mirë, nuk e di’.
Derisa Sanchez po kthej tek rrethi në qendër, ai ua bënë më pas lojtarëve me duar duke lënë të nënkuptohet se ishte i interesuar të dinte pse grupi nuk erdhi për të festuar.
Në videon më poshtë mund të shikoni analizën e plotë nga Thierry Henry në ‘Sky Sports’./arbresh.info/
https://www.facebook.com/SkySports/videos/10156030572048762/
UNICEF: 2024-ta, një nga vitet më të këqija për fëmijët e pr...
Vjen reagimi i klubit të njohur pasi Ronaldo deklaroi se në ...
KFOR-i turk patrullon në veri të vendit
“S’të kam lënë kurrë në baltë”, Sara dhe Driloni nuk ndahen ...
Banorët e Bibajve të Ferizajt protestojnë për reduktimet e r...
Juventusi ka një plan B në rast se dështon transferimi i Zir...