Përcaktohet finalisti i parë i Botërorit të Klubeve

09:47 | 8 Shkurt 2021
Arbresh.info

Meksikanët e Tigres janë skuadra e parë finaliste e Botërorit të klubeve, pasi mposhtën me rezultatin minimal 1-0 brazilianët e Palmeiras dhe tani janë në pritje për të mësuar kundërshtarin, që do të dalë nga sfida mes Bayernit të Mynihut dhe Al Ahly.

Në sfidën e parë gjysmëfinale, Tigres luaji një ndeshje shumë më të mirë se brazilianët kampionë të Amerikës Latine dhe morën një fitore të merituar, e cila u vulos nga një penallti e ekzekutuar saktë nga sulmuesi francez Gignac në minutën e 54-t, transmeton syri.net.

Ndërkohë vendin e pestë të Botërorit për Klube e kanë zënë vendasit e Al Duhail, që në ndeshjen me Ulsan Hyundai ia dolën të triumfojnë me rezultatin 3-1.

Skuadra nga Katari e Al Duhail drejtohet nga francezi Sabri Lamouchi dhe ka në përbërje edhe ish mbrojtësin e Juventusit, Mehdi Benatia.

Nesër do të zhvillohet gjysmëfinalja tjetër, ajo mes Al Ahly dhe Bayernit të Mynihut, me bavarezët që janë super-favoritë jo vetëm për të kaluar në finale, por edhe për të ngritur lart trofeun./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme