Google ADS

Përballjet më interesante në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve

10:39 | 30 Gusht 2019
A. B.

Pasi dje u hodh shorti për fazën e grupeve të këtij edicioni të Ligës së Kampionëve, e përditshmja spanjolle, Marca, e publikoi një artikull me ndeshjet dhe konfliktet më interesante të kësaj faze.

Skuadrat do të përballet me futbollistë të cilët i kanë kërkuar gjatë këtij afati kalimtar të verës, kundër ish-rivalëve dhe do të rihapin edhe plagë nga sezonet e kaluara, transmeton Gazeta Express.

Real Madridi, Kylian Mbappe, Keylor Navas dhe Neymar

Njëra ndër përballjet më interesante është ajo mes Real Madridit dhe Paris Saint-Germainit, në kuadër të Grupit A. Sipas të gjitha mundësisë, madrilenët do të përballen me Keylor Navasin, i cili së shpejti pritet të bëhet ish-lojtar i tyre, ndërsa do ta takojnë edhe Mbappen e ndoshta edhe Neymarin.

Dyshja u takua në rundin e 16 klubeve më të mira në sezonin 2017/18. Real Madridi e përfundoi atë sezon duke e fituar trofeun e Ligës së Kampionëve.

Barcelona takohet me Paco Alcacer dhe Alexis Sanchezin

Katalonasit janë në njërin ndër grupet më të vështira, pasi që në Grupin F marrin pjesë edhe Dortmundi dhe Interi. Gjatë ndeshjeve kundër gjermanëve dhe italianëve, Barcelona do të përballet me dy ish-sulmues të vet, Alcacer dhe Sanchez.

Beteja portugeze mes Joao Felixit dhe Cristiano Ronaldos

Juventusi dhe Atletico Madridi u takuan në fazën e 16 më të mirëve në sezonin e kaluar dhe ata do të përballen sërish këtë vit. Cristiano Ronaldo kishte qenë heroi herën e kaluar, duke e përmbysur me një het-trik disfatën 2:0 në ndeshjen e parë.

Joao Felix shpreson se do të arrijë ta marrë vëmendjen nga bashkëkombësi i tij dhe ta konfirmojë statusin e vet si talenti më premtues i Portugalisë.

Kampioni takohen me rivalë të njohshëm

Liverpooli dhe Napoli e patën një ndeshje të ngjashme me playoff në Anfield për ta siguruar kualifikimin nga grupi. Në atë sfidë triumfuan anglezët. Lufta kishte qenë e ngushtë dhe e tillë mund të jetë edhe këtë sezon.

Philippe Coutinho dhe Mauricio Pochettino përballen

Ata kishin punuar së bashku në Espanyol. Që të dy e kishin filluar karrierat e tyre, njëri si futbollist e njëri si trajner, në klubin spanjoll në vitin 2012.

Që nga atëherë ata janë takuar në Premierligë, por tani do të përballet edhe një herë me njëri-tjetrin.

Mallkimi i Valencias kundër Chelseat

Në gjashtë ndeshje të zhvilluara, Valencia nuk ka pësuar asnjëherë disfatë kundër kampionit të Ligës së Evropës. Londinezët i mposhtën ata në ndeshjet e tyre të fundit në fazën e grupeve në sezonin 2010/22.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme