Futbolli në top ligat më të mira evropiane vazhdon sot aksionin, ku do të kemi rastin të shohim disa ndeshje tejet interesante përgjatë kampionatit italian, spanjoll dhe atij gjerman.
Serie A vazhdon sot të zhvillojë xhiron e 14 të këtij sezoni, ku nga pesë ndeshjet e programit të sotëm më interesantja do të jetë ajo mes Interit dhe Bolognas.
Po ashtu, edhe skuadra e Jose Mourinhos, Roma do të zhvillojë sot ndeshje, ku do ta synojë me çdo kusht fitoren si mysafire kundër Sassuolos.
Ndërkaq, në La Liga ndeshja më interesante do të jetë ajo në stadiumin “Visit Mallorca”, ku skuadra e Mallorcas e pret në shtëpi Atletico Madridin, përballje kjo ku Vedat Muriqi do të kërkoj me çdo kusht golin e radhës në kampionatin spanjoll.
Krahas La Ligas dhe Serie A ndeshje interesante do të kemi edhe në Bundesliga, ku spikat ajo në stadiumin “Red Bull Arena” mes RB Leipzigut dhe Freiburgut.
Programin e plotë të ndeshjeve të sotme në ligat më të mira evropiane e gjeni më poshtë.
Bundesliga
18:30 FC Koln – Bayer Leverkusen
20:30 Eintracht Frankfurt – Hoffenheim
20:30 RB Leipzig – Freiburg
20:30 Schalke – Mainz
20:30 Union Berlin – Augsburg
Serie A
18:30 Lecce – Atalanta
18:30 Sassuolo – AS Roma
20:45 Fiorentina – Salernitana
20:45 Inter – Bologna
20:45 Torino – Sampdoria
La Liga
19:00 Almeria – Getafe
19:00 Sevilla – Real Sociedad
20:00 Espanyol – Villarreal
21:30 Mallorca – Atletico Madrid.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...