Në një ndeshje fantastike Trepça ka shënuar fitore ndaj Pejës me rezultat 83:76 (10:25, 25:14, 28:22, 20:17), për tu kualifikuar në Final 8 Kupës së Kosovës Agim Lluka.
Pejanët e nisën ndeshjen shumë më mirë, me një seri të jashtëzakonshme 4:16 dhe gjatë gjithë çerekut të parë ishin në epërsi, duke e fituar këtë pjesë me rezultat 10:25. Verdhezinjtë vazhduan me lojë shumë të mirë edhe në periudhën e dytë, duke e thelluar edhe më shumë epërsinë, ku më e larta shkoi në 20 pikë, 11:31, por nga ky moment mitrovicasit hyn në një seri të jashtëzakonshme, duke afruar shifrat në 33:35, ndërsa pjesa e parë përfundoi 35:37.
Lojë shumë rivalizuese u zhvillua në periodën e tretë, ku të dy skuadrat dhanë maksimumin në parket, duke luftuar për çdo top dhe duke e bërë sfidën shumë interesante, e padyshim një nga më të mirat e këtij edicioni. Pejanët kishin epërsi në gjashtë pikë, 49:55, e më pas rikthehen ‘Xehetarët’ për të barazuar rezultatin në 55:55 dhe duke kaluar në epërsi 63:57, ndërsa rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 63:59. Lojë fantastike u zhvillua në dhjetë minutat e fundit, me mbrojtje të fortë dhe një luftë të vërtetë, për të bërë sfidën shumë dramatike. Pesë minuta nga fundi rezultati ishte 73:70, por në momentet vendimtare mitrovicasit ishin më të vëmendshëm dhe triumfuan me rezultat 83:76, për tu kualifikuar në finale ku do të përballet me fituesin e ndeshjes Golden Eagle Ylli-Bashkimi, që zhvillohet nga ora 20:00.
Te Trepça u dalluan Amin Hot me nëntë pikë, nëntë kërcime, dhjetë asistime, Taurus Cockfield me 14 pikë e dhjetë kërcime dhe Corban Collins me 17 pikë, kurse te Peja u dalluan Daniel Lekndreaj me 17 pikë e 11 kërcime dhe Dardan Berisha me 17 pikë./Arbresh.info
Osmani e ambasadorët diskutojnë për hapat e integrimit të Ko...
“Edhe katër investime të mëdha në stadiumet e futbollit” – Ç...
Musliu: Faton Peci e Fitore Pacolli bashkëpunëtorë në manipu...
Zyrtari i LDK-së thotë se Fitore Pacolli ia dha 100 mijë eur...
David: Barcelona ka qenë ekipi me të cilin jam rritur, ëndrr...
Çfarë e bën ecjen kaq të mrekullueshme për shëndetin tuaj?