Amir Khan është duke shpresuar që të përballet me Manny Pacquiaon në fund të këtij viti.
Pakistano-britaniku do të përballet me Billy Dib në “King Abdullah Sport City” në mbrëmjen e kësaj të premte, për t’u rikthyer në majat e boksit.
Ekipi i Khan janë duke punuar që pas përballjes me australianin ta aranzhojnë takimin me filipinasin e pamposhtur më 9 nëntor të këtij viti.
Një tjetër konfirmim se marrëveshja për përballje në mes të 32-vjeçarit dhe Pacquiaos, e ka bërë edhe princi Saud bin Mishal Al Saud.
“Po, ne jemi duke punuar për atë përballje. Shpresojmë që ajo përballje të ndodhë në fund të këtij viti. Do të ishte e mrekullueshme nëse do të ndodhte”, ka thënë ai.
“Këtu kemi një popullatë të madhe pakistaneze, po ashtu kemi edhe një numër të madh të filipinaseve që jetojnë në Arabinë Saudite. Tifozë nga e gjithë bota po e presin këtë përballje, shpresoj që të ndodhë”, ka shtuar më tej Al Saud.
Khan tashmë është i njohur në botën e boksit, e që do të tentojë t’i shkaktojë humbjen e tetë në karrierë Pacquiaos, që ka 61 fitore, nga to 39 nokaute. /Telegrafi/
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok
Kurti nesër merr pjesë në përurimin e rrugëve Dragash-Brod d...
Përveç rezultateve negative, Manchester United i del një pro...
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...