Ndeshja ndërmjet Lazios dhe Salsburgut në UEFA Evropa Ligë ka vënë përballë dy yje shqiptarë.
Takimi i mbrëmjes së sotme (e enjte) ndërmjet Lazios dhe Salzburgut ka vënë kundër njëri-tjetrit portierin Thomas Strakosha dhe mesfushorin Valon Berisha, shkruan portali arbresh.info.
Ylli i Përfaqësues së Kosovës, Valon Berisha ka arritur të realizoj në takimin si mysafirë kundër skuadrës italiane në ndeshjen që është duke u zhvilluar në stadiumin Olimpico në kuadër të çerekfinaleve në Evropa Ligë.
Berisha u tregua i saktë me goditjen e tij nga pika e bardhë në përballjen direkte me portierin Thomas Strakosha në minutë 30′ të ndeshjes duke barazuar shifrat në 1 me 1 dhe më pas festoi duke bërë shqiponjën.
Goli nga skuadra e Simeone Inzaghit ishte shënuar në minutën e 8′ të ndeshjes nga Senad Lulic./arbresh.info/
Shikoni më poshtë golin nga Valon Berisha:
ECPMF, Kurtit: Anulojeni menjëherë vendimin për bojkotimin e...
Oda Ekonomike Amerikane takohet me Verman dhe Kasanofin, fla...
Gjykata e Nju Jorkut dënon Donald Trumpin
Krasniqi në Prishtinë: Ky përkushtim, dëshmi e fitores së PD...
Për tre vjet, numri i lejeve të dhëna në Kosovë për mbajtje ...
Protesta e opozitës para Bashkisë së Tiranës, protestuesit p...