Khabib Nurmagomedov është ende në rrugë që të mbrojë titullin ndaj Tony Fergusonit në muajin e ardhshëm.
Dyshja do të ballafaqohen më 18 prill në kuadër të UFC 249, mirëpo ende nuk dihet lokacioni ku do të zhvillohet.
Edhe pse ishte paraparë që meçi të zhvillohej në New York, shkaku i coronavirusit lokacioni do të ndryshojë.
Presidenti i UFC-s, Dana White ka konfirmuar se ai ka gjetur një arenë të re ku do të zhvillohet përballja për titullin kampion në peshat e lehta.
“E di se ku do të zhvillohet përballja”, ka thënë ai. “Por, nuk jam ende i gatshëm ende që të ju tregoj. I di shumë gjëra”.
“Nuk do të ketë tifozë të pranishëm, do të jetë një eveniment i mbyllur. Nuk duam ta rrezikojmë askënd, andaj duhet ta zhvillojmë me dyer të mbyllura”, ka shtuar më tej ai.
Dyshja do të mund të ishin përballur edhe më herët, por për shkak të lëndimeve që kishin pësuar, ajo ishte shtyrë tani për datën 18 prill. /Telegrafi/
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...