Sonte (e martë) Peja do të ketë një ndeshje të vështirë në Ligën Ballkanike.
Skuadra pejane është mysafire e Academic Bultex, në përballjen që zhvillohet në Bullgari nga ora 17:30.
Verdhezinjtë kanë dy fitore dhe dy humbje në këtë edicion të Ligës Ballkanike, derisa skuadra bullgare ka katër fitore në po aq ndeshje të zhvilluara.
Në sfidën e parë të zhvilluar në Pejë mes dy skuadrave, fitore kishte shënuar Academic Bultex me rezultat 87:98.
Peja është rikthyer në Ligën Ballkanike dhe shpreson se do të arrijë suksese sa më të mëdha në këtë garë.
Këtë edicion në BIBL është pjesëmarrëse edhe skuadra tjetër kosovare, Rahoveci, që ka një fitore dhe katër humbje./arbresh.info.
Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshje për armëpushim
Gola me bollëk pas pjesës së parë në ndeshjet e Ligës së Kam...
Banorët e Fushë Kosovës nesër do mbesin pa furnizim me ujë t...
Kurti nesër merr pjesë në manifestimin “Dita e Forcës ...
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person
Lewandowski arrin shifrën e 100 golave në Ligën e Kampionëve