Google ADS

Për herë të tretë në këtë vit, kryeministrat e Ballkanit mbledhen nesër te Mogherini

18:31 | 17 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Përfaqësuesja e lartë për politikë të jashtme në Komisionin Evropian, Federica Mogherini ka ftuar për një takim jozyrtar nesër kryeministrat e vendeve të Ballkanit Petrëndimor.

Për herën e tretë në vitin 2017, kryeministrat do të kenë një darkë në Bruksel ku do të diskutohen tema të ndryshme.

Burime të agjencisë së lajmeve Tanjug, gjatë ditës së djeshme kanë konfirmuar se në takim mund të diskutohet edhe për dialogun Kosovë-Serbi, shkruan lajmi.net.

Sa i përket dialogu është raportuar se ka kontakte për të rinisur diskutimet, por që një datë e saktë ende nuk dihet.

Ajo që dihet është se Serbia para pranimit në BE do të duhet të nënshkruajë një marrëveshje përfundimtare të paqes me Kosovën.

Federica Mogherini gjatë gjithë kohës ka deklaruar se është e angazhuar që vendet e Ballkanit Perëndimor të avancojnë drejt Bashkimit Evropian.

Gjatë darkës e cila do të mbahet nesër do të diskutohen strategji të Komisionit Evropian, për rrugën që do ta kenë vendet e Ballkanit drejt BE-së.

Bashkimi Evropian ka shprehur më herët vendosmëri në angazhimin për rajonin tonë dhe mbështetje për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor në hedhjen e hapave të nevojshëm drejt BE-së.

Në takim do të marrin pjesë kryeministrat e Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë, Malit të Zi, Serbisë dhe Bosnjës e Hercegovinës. /Lajmi.net/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme