Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Jasir Asani ka reaguar pas fitores së mbrëmshme ndaj Çekisë.
Autori i golit të parë, shkruan se ishte një fitore e merituar, duke falënderuar të gjithë për mbështetjen.
“Berlin na prit, Fitore e madhe, fitore e merituar, ju e meritonit një dhuratë të tillë. Na mbështetët në çdo transfertë e në çdo ndeshje. Bashkë do të ikim në Gjermani. Faleminderit për mbështetjen e jashtëzakonshme dhe motivimin që na e keni dhënë. Për Shqipërinë, Jeto, Lufto, Fito”, ishte mbishkrimi i Asanit.
Kujtojmë se ylli shqiptar e hapi serinë e golave në minutën e nëntë, e golin e festoi me plis, shkruan Arbresh.info
Kombëtarja e Shqipërisë ka shënuar fitore ndaj Çekisë, në ndeshjen e vlefshme për kualifikimet në Kampionatin Evropian “Euro 2024”.
Ndeshja përfundoi me rezultat 3-0 , duke arritur të mbes lider të tabelës në grupin E me plotë 13 pikë, ndërsa Polonia gjendet në pozitën e dytë me 9 pikë./Arbresh.info/
Drenusha- Rovenës: Ti doje të kishe diçka me Atillën, edhe m...
Krasniqi-kreut të SBASHK’ut: Sfidave të mësimdhënësve iu vje...
Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit
Prokuroria në Prishtinë ngriti 121 aktakuza ndaj 126 persona...
Era e fortë shkakton dëme në Durrës, palma bie në mes të tro...
Parandalohet edhe një rast i kontrabandës me mallra