Christophe Galtier ka nënvizuar që Juventusi është duke u përballur me garë për Leandro Parades, por një gjë e tillë nuk vlen për Mauro Icardi-n.
Bardhezinjtë janë duke pritur për ta marrë mesfushorin argjentinas që një kohë të gjatë por fillimisht atyre ju duhet që t’i bëjnë atij vend në skuadër. Juventus është duke pritur që të lirohet nga Arthur Melo, që me gjasë kalon në Valencia dhe pasi të kryhet kjo, ata të nënshkruajnë me Paredes.
Icardi vazhdimisht është lidhur me një kalim në Serie A këtë verë, me Monzan dhe Sampdorian që janë duke e kërkuar. E para vendosi që ta merrte sulmuesin e Napolit, Andrea Petanga në vend të argjentinasin dhe blerja e tij varët se kush do të hyjë në garë për të.
Duke folur në një konferencë për shtyp, Galtier ka folur edhe për gjendjen e Paredes dhe Icardit.
Situata e Paredes është më e ndryshme nga ajo e Mauro Icardi. Leandro ka shumë oferta dhe nuk e di çfarë do të ndodh nga tani deri në fund të afatit kalimtar. E di që ai dëshiron të luajë, por ai duhet të qetësohet”.
PSG dëshiron 25 milionë euro për Paredes dhe oferta e fundit e Juventusit raportohet së është 15 milionë euro plus bonuset, që do të thotë se duhet bërë ende negociata për të arritur një marrëveshje. Mesfushori argjentinas tashmë ka arritur marrëveshje personale me skuadrën e Torinos.
“Është vështirë që të parashikojmë çfarë do të ndodh me Icardin: Interesi i Monzas është fenitur dhe një kalim në Sampdoria është jashtëzakonisht i pamundshëm”, ka thënë trajneri, që tregon se një rikthim i tij në Seria A duket se nuk është më në dorën e tij. /GE/
Audi sfidon konkurrencën – njofton vetura më të shtrenjta dh...
Vendos goli i Conceicaos, Juventusi triumfon derbin e Italis...
Shtatë arsye pse duhet të nisni mëngjesin me banane
Qeshni më pak për të mos u dukur të vjetër
Volkswagen po vjen me një model të ri elektrik të përballues...
Pse ngjyra e zezë tërheqë më shumë rreze të diellit?