Ndeshja ndërmjet Malit të Zi dhe Kosovës, e cila do të luhet në muajin qershor mund të luhet pa praninë e shikueseve pasi UEFA mund ta dënojë Malin e Zi për shkak të thirrjeve raciste në ndeshje me Anglinë.
Mali i Zi do ta presë Kosovën më 7 qershor në Podgoricë, në ndeshjen kualifikuese të Kampionatit Evropian 2020, shkruan Gazeta Express.
Edhe pse pritet që stadiumi të jetë i stërmbushur me malazezë e shqiptarë, por edhe me serbë nacionalistë që jetojnë në Mal të Zi, kjo ndeshje mund të luhet pa praninë e shikuesve.
Në fakt, tifozët malazezë kanë bërë thirrje raciste ndaj futbollistëve me ngjyrë anglezë, në ndeshjen e zhvilluar të hënën ndërmjet Malit të Zi dhe Anglisë, të cilën e fituan “Tre Luanët” me rezultat 5:1.
Për këtë rast ka hapur hetim UEFA dhe malazezët i pret një dënim ose gjobë për këto thirrje.
Sipas mediave të huaja, njëri prej dënimeve që mund ta marrë Federata Malazeze e Futbollit është që ndeshjen e ardhshme përfaqësuesja e këtij vendi, pra atë ndaj Kosovës, ta zhvillojë pa praninë e shikuesve në stadium.
Në tetor të vitit të kaluar, Rumania ishte detyruar ta luante ndeshjen pa shikues për shkak të thirrjeve raciste gjatë ndeshjes së Ligës së Kombeve kundër Serbisë, ku tifozët kishin shpalosur slogane diskriminuese kundër hungarezëve.
Gjithashtu, ata e kishin shfaqur edhe një baner ku i linçonin refugjatët me terrorizëm dhe kishin kënduar këngë mbështetëse për Serbinë kundër Kosovës.
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë