Disa klube nga Arabia Saudite po e shohin Carlo Ancelottin si trajnerin e tyre të ardhshëm.
Megjithatë, italiani pritet ose të qëndrojë te Real Madrid dhe në të ardhmen të kalojë si përzgjedhës i Kombëtares së Brazilit.
Në konferencën e fundit për shtyp të Real Madridit, nuk kanë munguar pyetjet në lidhje me kalimin e tij në Arabinë Saudite, ku italiani iu është përgjigjur me humor.
“A do të shkoja në Arabinë Saudite për 500 milionë euro? Nuk do të më duhej as të rezervoja fluturimin. Do të shkoja atje në këmbë”, tha fillimisht italiani.
Pastaj ai e konfirmoi se po bënte shaka, pasi bazuar në karrierën që ka pasur si futbollist, pastaj edhe si trajner, kontrata e tij kanë qenë të majme.
“Jo, po bëj shaka. Unë nuk dua para, kjo nuk është interesante më për mua”, deklaroi Ancelotti.
Real Madridi thuhet se po konsideron t’i ofrojnë 64-vjeçarit një kontratë të re, pasi kontrata e tij aktuale me klubin skadon në fund të sezonit.
Ancelotti e ka udhëhequr Real Madridin në 17 fitore në 20 ndeshje deri më tani këtë sezon. /Telegrafi/
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...