Sulmuesi i Arsenalit, Nicolas Pepe ka thënë se ka qenë e dhimbshme kur klubi shkarkoi Unai Emery, mirëpo ka pranuar se Freddie Ljungber i kupton më shumë lojtarët.
Arsenali vendosi të shkarkojë Emery për shkak të rezultateve të dobëta, derisa në vendin e tij u emërua Ljungberg, i cili në dy ndeshjet e para nuk ka arritur të fitojë.
Sot (e enjte), “Topçinjtë” u mposhtën nga Brighton me rezultat 1 – 2, transmeton portali arbresh.info.
Sulmuesi me vlerë 72 milionë euro ka thënë se shkarkimi i teknikut spanjoll ka qenë e dhimbshme për të.
“Ishte e dhimbshme sepse ishte trajneri që më dha mundësinë për tu transferuar në Arsenal”
“Nuk duhet të harrojmë këtë gjë. Për mua, është e dhimbshme”
“Ljunberg ishte lojtar, andaj na kupton më mirë. Bisedon shumë, pra është shumë lehtë ta kuptojmë”
“Për momentin janë disa që po luajnë ndërsa disa jo. Ky është futbolli. Është trajneri që vendos. Nëse jam në stol, duhet të punojë dhe të fitojë besimin për të luajtur në formacionin startues”
“Topçinjtë” për momentin janë në vendin e 10-të në tabelë me 19 pikë./arbresh.info.
Bebushja Luna Mari Ejlli rrëmben vëmendjen me veshje kombëta...
Hovenier: Falënderues për ushtarët amerikanë që shërbejnë në...
Sveçla: Sulmet në veri, dëshpërim i bandave të dirigjuara ng...
Kelmendi: Mungesa e buxhetit për sistemin prokurorial pamund...
Klubi i karatesë së Policisë së Kosovës fiton katër medalje ...
Xheneta e Gresa tentojnë ta puthin Drilonin, i kërkojnë të f...