Pepe Reina i pasigurt rreth rikthimit në La Liga

13:31 | 11 Maj 2019
Arbresh Info

Portieri i AC Milanit, Pepe Reina shpreson të sigurojë një rikthim vonë gjatë karrierës së tij në La Liga.

Por, beson se diçka e tillë ndoshta do të jetë e vështirë si një portieri andaj shpreson rikthimin në kampionatin spanjoll si një trajner, transmeton portali arbresh.info.

“Mendoj se është vështirë për mua për të përfunduar karrierën time në Spanjë”, e ka pranuar ish portieri i Barcelonës.

“Nëse Zoti dëshiron që kjo të ndodhë dhe gjithçka shkon mirë, ndoshta unë mund të bëhem trajner aty”

“Dua të qëndrojë i lidhur me futbollin dhe dua të jetojë këtu, por si një lojtarët është vështirë të ndodhë kjo”, përfundoi Reina./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme