Google ADS

Pepe ndërprenë kontratën me skuadrën turke

18:31 | 15 Dhjetor 2018
Arbresh Info

Aventura në Turqi për ish mbrojtësin e Real Madridit, Pepen, ka përfunduar pasi lojtari ka arritur një marrëveshje me Besiktasin për ndërprerjen e kontratës së tij.

Njoftimi zyrtar ende nuk është bërë por reprezentuesi i Portugalisë, marrëveshja e të cilit do të skadonte në muajin qershor të vitit të ardhshëm, tani është i lirë për të nënshkruar me një tjetër klub, transmeton portali arbresh.info.

Raportet në Turqi kanë lënë të kuptohet se Besiktasi është duke pasur disa probleme ekonomike dhe nuk ka qenë në gjendje të paguaj pagat e shumë lojtarëve të tyre, përfshirë Pepes.

35-vjeçari luajti 17 ndeshje këtë sezon dhe ka shënuar pesë gola, tri prej tyre janë realizuar në kampionatin vendor dhe dy në Evropë.

Në përgjithësi, mbrojtësi ka bërë 53 ndeshje në Turqi dhe ka shënuar shtatë gola si dhe ka krijuar tri asistime./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme