Google ADS

Pepe i lënduar, ja sa do të mungojë

23:40 | 10 Prill 2017
Arbresh.info

Qendërmbrojtësi i Real Madridit është lënduar në derbin e qytetit ndaj Atleticos.

Pepe ishte protagonist në barazimin 1:1 të Realit me Atleticon duke realizuar golin që i dha epërsinë e përkohshme ‘Los Blancos’.

Por mbrojtësi portugez ishte i pafat, pasi që disa minuta më vonë në një duel me lojtarët kundërshtarë ka pësuar thyerje të dy brinjëve dhe do të mungojë së paku një muaj, njofton klubi madrilen.

Kësisoj Pepe nuk do të mund të luajë në ndeshjet çerekfinale ndaj Bayern Munichut dhe në El Clasico përballë Barcelonës./Arbresh.info./

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme