Pas nëntë viteve te kryeqyteti spanjoll, mbrojtësi qendror i Real Madridi Pepe është i vendosur për largim nga klubi këtë verë.
34-vjeçari ka bërë vetëm 12 paraqitje në La Liga këtë sezon pasi rëndësia e tij në skuadër ka pësuar rënie, transmeton portali arbresh.info.
Kontrata e tij skadon në fund të sezonit 2016/17 dhe pavarësisht gatishmërisë për të nënshkruar një marrëveshje të re dy vjeçare, klubi ka vendosur për të lënë atë që të largohet.
Hierarkia e Real Madridit nuk kishte dëshirë t’i ofronte marrëveshje më të gjatë se 12 muaj pas një takimi që u zhvilluar ndërmjet drejtorit të ‘Los Blancos’, Jose Angel Sanchez dhe agjentit të Pepes, Jorge Mendes, sepse një ofertë e tillë ishte konsideruar e pamjaftueshme. Në takimin e dytë ndërmjet palëve, Real Madridi ndryshoi ofertën duke shtuar edhe opsionin për të vazhduar qëndrimin e tij në klub edhe për një vit tjetër. Ky është një standard për lojtarët që arrijnë një moshë të caktuar, megjithatë Pepe raportohet se ka marrë ofertën si një reflektim i dobët në dhjetë sezonet e tij në klub.
Divorci ishte konfirmuar para se gjithash në muajin dhjetor të vitit 2016, ku raporte të ndryshme pretendonin që reprezentuesi portugez do të largohet për në Kinë, sidoqoftë ofertat e raportuara prej 12 milionë euro për tri sezone nuk u realizuar kurrë, transmeton portali arbresh.info.
Pas dështimit për të siguruar transferimin në muajin janar, Pepe vazhdoi qëndrimin në klub, por lëndimet e ndërprenë rolin e tij në skuadrën e parë.
Ai u rikthye te skuadra e parë në stërvitje gjatë pranverës, por ishte përdorur si mbulesë nga Zinedine Zidane, pas raporteve që shumë lojtarë nuk ishin të kënaqur me nivelin e përpjekjeve të mbrojtësit.
Një lëndim në derbin në La Liga kundër Atleticos bëri që ajo ndeshje të jetë e fundit për të nën fanellën e Real Madridit, pasi Zidane e kishte harruar atë për skuadrën e finales në Ligë të Kampionëve.
Ai pranoi medaljen si fitues i Ligës së Kampionëve të dielën, e cila është e treta për të si një lojtar i Realit, por mesazhi ishte i qartë edhe para finales që koha e tij në Santiago Bernabeu ka përfunduar.
Pepe tani kërkon të nënshkruaj kontratë të re me Paris Saint Germain, pasi agjenti i tij është takuar me klubin francez në Cardiff.
Njoftimi pritet të bëhet së shpejti./arbresh.info
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...