Pepe dhe Real Madridi nuk janë afër rinovimit të kontratës së re dhe takimi i paraparë të mbahet me Jorge Mendesin nuk do të zhvillohet.
Pepe dëshiron të nënshkruaj kontratë të re dy vjeçare me klubin në ‘Santiago Bernabeu’ dhe në derbin ndaj Atletico Madridit në vikendin e kaluar ai pranoi edhe mbështetje të madhe nga tifozët, transmeton portali arbresh.info.
Por, Madridi dëshiron t’i ofroj kontratë vetëm një vjeçare atij dhe nuk ka ndryshuar mendjen pavarësisht presionit për t’i “blinduar” veteranin.
Pepe, i cili theu brinjtë në ndeshjen e kaluar, shpresonte që performancat e tij në fushë në muajit e fundit të sezonit do të bëjnë që gjiganti spanjoll t’i ofrojë kontratë të re./arbresh.info
Sot dita e fundit për regjistrim të votuesve nga diaspora
Përurohet sot renovimi në hemodializën të Spitalit në Prizre...
Parashikimi i motit për sot
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...