Pep Guardiola ia ka bërë me dije Juventusit përsëri e përsëri se nuk do ta braktisë asnjëherë Manchester City për t’iu bashkuar atij.
Trajneri spanjoll i kampionit anglez i hodhi poshtë lajmet se do ta marrë një vjet pushim dhe e paralajmëroi Juventusin se nga City do të largohet vetëm nëse klubi e përzë, transmeton Gazeta Express.
Gazetat angleze “The Sun” dhe “The Mirror” pohuan të mërkurën se Guardiola do ta merrte një vjet pushim nëse Manchester City e fiton Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.
Megjithatë, Pep këmbënguli se ajo që ka dalë në media për të është e pavërtetë.
“Nuk do ta marr një vjet pushim. Kjo ka dalë në media dhe ka bërë xhiro, ama nuk është e vërtetë”, tha Guardiola.
Ky lajm vjen pak pasi Eurosport raportoi se ish-trajneri i Barcelonës e kishte refuzuar një ofertë nga Juventusi për pagë vjetore prej 20 milionë euro.
Shërbimi Korrektues i Kosovës shënon 25-vjetorin e themelimi...
Moti sot me diell dhe pjesërisht i vranët
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...