Trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola ka telefonuar mesfushorin e AC Milan-it, Ismael Bennacer klauzola e të cilit është 50 milionë euro.
22-vjeçari kaloi gjatë verës te “Rosonerët” nga Empoli, mirëpo vetëm pas një sezoni mund të bëhet me skuadër të re, transmeton portali arbresh.info.
Ai ka qenë në top formë këtë sezon dhe ka fituar vëmendjen e PSG-së.
Sipas RMC Sport, Manchester City është tejet i interesuar dhe Guardiola e ka telefonuar lojtarin për ta bindur të kalojë në “Etihad” edhe nëse City nuk luan dy vite në Ligën e Kampionëve.
Gjithashtu ka raportime se klauzola e Bennacer është 50 milionë euro, andaj “Citiziens” do e paguajnë/
Milan është i hapur për shitjen, pasi pandemia e koronavirusit ka ndikuar në financat e klubit.
Bennacer nuk është i panjohshëm në Angli sepse kaloi kohë në akademinë e Arsenal-it, me të cilët bëri vetëm një paraqitje./arbresh.info.
Berisha i PDK-së uron Ditën Ndërkombëtare të Televizionit
Vendosen posterë në veri me mbishkrimin “Ja ku jemi për Kris...
Qeveria mban mbledhje elektronike, këto janë tri vendimet
Sot i jepet lamtumira e fundit 21-vjeçarit nga Malisheva që ...
Arrestime të kundërligjshme dhe tortura fizike dhe psikologj...
Kosova U-19 synon fitoren tjetër, ja formacioni zyrtar