Agjenti i trajnerit Pep Guardiola, Josep Maria Orobitg ka hedhur poshtë mundësinë që klienti i tij të rikthehet në stolin e Barcelonës.
Humbja e City-t ndaj Lyon-it dhe nga ana tjetër shkarkimi i Quique Setien te Barcelona, ka bërë që të këtë shumë spekulime, transmeton portali arbresh.info.
Shumica e tyre ishin se Guardiola mund të rikthehet në stolin e klubit katalunas, me të cilët ndoshta do fitonte Ligën e Kampionëve, trofe të cilin klubi nuk e ka fituar që pesë vite.
Mirëpo, agjenti ka hedhur poshtë të gjitha mundësitë duke siguruar se tekniku spanjoll do mbetet në “Etihad”.
“Po, Pep do qëndrojë te City 100%. Është e pamundur që të rikthehet te Barcelona”, deklaroi ai.
Mbetet të shihet nëse në vitet e ardhshme do ndodh ky rikthim./arbresh.info.
Vullneti: Nuk dal prej shtëpisë pa i bërë ‘shoqe të ngushta’...
Rodri thotë se e meritoi Topin e Artë: Isha konsistent
Arrestohen dy të dyshuar për vrasjen e 37-vjeçarit në Gjilan
Protesta në Serbi, shkak tragjedia në stacionin hekurudhor n...
“Ujku i Çeliktë”, Osmani: Krenarë me vajzat dhe djemtë e ush...
Rebelët Huthi sulmojnë anije në Detin e Kuq