Pep Guardiola ka thënë publikisht se Manchester City nuk do të harxhojë energji në Carbao Cup.
Trajneri spanjoll bëri të ditur se do ta respektojnë orarin e ndeshjeve, por jo nga vullneti i tyre – ndërsa do të marrin pjesë me ekipin e dytë në këtë garë.
“Do të thosha në raundin tjetër të Carabao Cup, ne do të luajmë me ata që kanë luajtur më pak ose do të luajnë me ekipin e dytë”, deklaroi Pep në konferencën e tij për shtyp.
“Ne nuk do të humbim energji për këtë garë. Unë nuk e di se çfarë do të ndodhë. Nëse kemi shumë lëndime, unë do të luaj me ekipin e dytë”, ka shtuar ai.
Manchester City po fokusohet qartë te peshqit më të mëdhenj – fitimi i Ligës Premier për të pestën herë radhazi rekord dhe ndoshta Liga e Kampionëve.
Cityzens mundën Watford 2-1 në ndeshjen e tyre të mëparshme të Carabao Cup. /Telegrafi/
Kurti e Nagavci lansojnë nesër pilotimin e Programit të Kupo...
Policia e Kosovës sekuestron armë të ftohta në tregun e auto...
Abdixhiku sjellë Pallatin e Ri Sportiv, Pishinën Olimpike dh...
Shuhet kureshtja, Diana dhe Arioni më të lumtur se kurrë pra...
Gjendet armë dhe 50 fishekë në valixhen e një pasagjeri në a...
Vëllaznimi shënon fitore të madhe në udhëtim tek Ylli