Manchester City është eliminuar nga Liga e Kampionëve, pas humbjes 3:1 nga Monaco.
I dëshpëruar me paraqitjen e futbollistëve të tij, Pep Guardiola ka pranuar që skuadra nuk ka merituar më shumë sidomos pas mënyrës sesi ka luajtur në pjesën e parë të takimit ndaj Monacos.
Sipas spanjollit në ndeshje të këtij rangu nuk të lejohet t’i falësh kundërshtarit komplet një pjesë e më pas të kërkosh diçka më shumë.
“Ne iu dhuruam atyre pjesën e parë të takimit dhe kjo ishte vendimtare. Nuk shfaqëm mentalitetin e duhur që kërkohet në ndeshje të tilla dhe kjo na kushtoi”, ka deklaruar spanjolli.
Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, objektivi kryesor i Cityt mbetet njëra nga katër pozitat e para në Premier Ligë për të arritur kualifikimin në edicionin e ardhshëm të garës më prestigjioze evropiane.
OKB thirrje urgjente për ndihma në spitalet në veri të Gazës
Të dhënat e fundit, kjo është situata nëpër pikat kufitare
Një drerë në shtëpi, Gjesti e Leo i hipin përmbi
Parashikimi i motit në Shqipëri
Man United i gatshëm të paguajë 180 milionë euro për tre loj...
Ganimete Musliu sot mban konferencë, s’tregon arsyen