Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka zbuluar që ishte “shumë i lumtur me lojtarët e rinj” në fitoren 2 me 0 të së shtunës ndaj Brightonit në Premierë Ligë.
Një gol nga sulmuesi Sergio Aguero dhe autogoli nga mbrojtësi Lewis Dunk i siguruan fitoren Manchester Cityt ndaj skuadrës së inkuadruar këtë edicion në Premierë Ligë, Brightonit, transmeton portali arbresh.info.
Ederson, Kyle Walker, Danilo dhe Bernardo Silva debutuan të gjithë në Premierë Ligë për Manchester Cityn dhe Guardiola e ka falënderuar skuadrën e tij për hapjen e sezonit të ri me tri pikë.
“Jam shumë i lumtur me lojtarët e rinj. Dua të falënderojë klubin. Ne kemi lojtarë të mëdhenj me shumë talente. Urime të mëdha për të gjithë njerëzit në Manchester City, ne jemi një klub i fortë”
“Dua të vazhdoj ashtu siç kemi bërë në tri ndeshjet e fundit parasezonale. Ne ishim stabil por duhet të përpiqemi për tu përmirësuar. Gjëja më e rëndësishme ishte të fitojmë ndeshjen tonë të parë”, përfundoi ai./arbresh.info
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkoolit sul...
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...