Pep Guardiola raportohet se ka caktuar mesfushorin Dani Ceballos si pjesë e shënjestrave të tyre para merkatos së ardhshme verore të transferimeve.
23-vjeçari, i cili ishte pjesë e triumfit të Spanjës U21 gjatë verës, zgjodhi të largohet nga Real Madridi në formë huazimi menjëherë pasi u bë e qartë se nuk do të pranojë minuta të mjaftueshëm nën udhëheqjen e Zinedine Zidanes, transmeton portali arbresh.info.
Ceballos ka reaguar duke u transferuar te Arsenali për të punuar nën udhëheqjen e spanjollit Unai Emery, i cili i ka dhuruar talentit 19 paraqitje deri tani brenda të gjitha kompeticioneve këtë sezon.
Bazuar në mediat spanjolle, Guardiola do t’i kërkoj zyrtarëve të Manchester Cityt transferimin e Ceballosit, i cili mendohet se kushton rreth 50 milionë funta.
Trajneri katalunas është në kërkim të një zëvendësuesi për David Silvan, i cili do të largohet në fund të sezonit aktual, ndërkohë që Phil Foden mund të kërkoj gjithashtu për klub të ri.
Ceballos ka qenë njëri nga përfituesit kryesor të vendimit nga Emery për mos shfrytëzimin e Mesut Ozilit, veçanërisht deri tani këtë sezon./arbresh.info/
A janë të sigurta mandarinat? Në Elbasan hezitojnë t’i...
Media britanike “Express”: Shqipëria ndër vendet më të mira ...
Mbi 2 milionë e 100 mijë përdorues të telefonisë mobile në K...
Tërmeti me magnitudë 5.7 ballë godet Argjentinën
Sot festa e Krishtlindjes, imzot Dodaj: Të edukojmë brezat e...
OKB thirrje urgjente për ndihma në spitalet në veri të Gazës