Pep Guardiola ka zbuluar se trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka qenë rivali i tij më i vështirë gjatë karrierës së tij.
Klopp njoftoi për largimin e tij mëngjesin e së premtes përmes një video-mesazhi emocional në drejtim të tifozëve të Liverpoolit, pas nëntë vitesh në stolin e “Të Kuqve”.
Pep dhe Klopp e kanë ndarë së bashku skenën gjatë kohës së tyre në Ligën Premier, me Manchester Cityn që ka fituar pesë herë titullin e Ligës Premier ndërsa Liverpooli një herë.
Përkundër dominimit të Guardiolës në aspektin e trofeve, në fakt ka qenë Klopp më superior sa i përket ndeshjeve kokë më kokë, duke fituar 12 takime në krahasim me Guardiolën që ka fituar 11 sosh nga 28 ndeshje gjithsej.
Në një intervistë për Sky Sports, Guardiola ka zbuluar pse Klopp ka qenë rivali i tij më i vështirë në karrierë.
“Ne jemi ballafaquar me njëri-tjetrin 1 milionë herë. E dyta, për shkak se ai më ka mposhtur mua shpesh, dhe gjithmonë ka qenë një sfidë të përballesha me të përsëri, përsëri dhe përsëri. Kështu që, ne e respektojmë njëri-tjetrin, të paktën nga pikëpamja ime, unë e respektoj atë shumë”, ka thënë Guardiola.
“Natyrisht, ne kemi argumente dhe mua nuk më pëlqen të mposhtem nga ai, por ai ka qenë rivali im më i madh për shkak të numrit të madh të përballjeve me njëri-tjetrin dhe kënaqësisë kur e mposhtja atë, për shkak se e dini sa e vështirë është”, përfundoi tekniku spanjoll./Telegrafi/
Kanosi një prokuror përmes rrjeteve sociale, arrestohet i dy...
Real Madridi synon transferimin e mesfushorit të Liverpoolit
Rritje e lehtë e temperaturave, moti sot në Shqipëri
108 aksidente brenda një dite në Kosovë
Humb jetën një person në Viti, ishte duke pirë kafe në resto...
Vidhet një çantë me para në Graqanicë, policia po heton rast...