Pep Guardiola pranon se ai ndihet keq me shkarkimin e Julen Lopeteguit nga Real Madridi, por pranon se largimi i 52-vjeçarit ishte i pashmangshëm.
Madridi konfirmoi largimin e Lopeteguit mbrëmjen e së hënës duke e zëvendësuar atë me trajnerin e tyre të skuadrës Castilla, Santiago Solari, si trajner i përkohshëm, transmeton portali arbresh.info.
Lexo edhe: Përkeqësohen gjërat në Real Madridi, lëndohet ylli kryesor
Madridi kishte pësuar pesë disfata në shtatë ndeshjet e tyre të fundit nën udhëheqjen e Lopeteguit, ndërkohë që ndeshje e tij e fundit ishte disfata tronditëse 5 me 1 ndaj Barcelonës në Camp Nou të dielën.
“E di çfarë është futbolli, ne jemi këtu sepse ne fitojmë ndeshje, nëse ju nuk fitoni ne do të shkarkohemi”, ka thënë Guardiola pas fitores 1 me 0 të Manchester Cityt kundër Tottenhamit mbrëmjen e së hënës.
“Më vjen keq për Julenin sepse ai është shok i imi. Ai është një person i jashtëzakonshëm”
“Ne kemi luajtur së bashku në Barcelonë dhe kemi pasur një raport shumë të mirë”
“Dua ta thërras atë pas disa ditëve”
“Kështu është. Në futboll, askush nuk i shpëton kësaj. Kur ju keni rezultate të këqija, ju nuk do të vazhdoni në vende të mëdha si Barcelona ose Madridi”
“Ju ose fitoni ose nuk keni shans për të vazhduar”
“Por, në futboll ju do të keni një shans tjetër”
“Julen do të ketë një tjetër shans për të shfaqur vlerën e tij sërish, ashtu siç bëri me Porton dhe skuadrën kombëtare të Spanjës”
“I uroj atij më të mirat, sigurisht”
Fitimi, Gresa dhe Laurenti ngjallin të qeshura teksa flasin ...
Hamza premton Fond Shtetëror të Bursave: 25 milionë euro çdo...
Arb Manaj, futbollisti më i mirë i muajit dhjetor tek Drita
Prokurorja thotë se është vërtetuar që në veprimet e Çedomir...
Çmimet e barnave të unifikuara nga 1 janari, Kurti: Edhe një...
Sali Berisha i bashkohet protestës së opozitës në Tiranë: Nu...