Pep Guardiola: Është ende vetëm shtatori

19:38 | 23 Shtator 2017
Arbresh Info

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka refuzuar të lavdërohet me fillimin e fuqishëm të skuadrës së tij në sezonin e ri pas fitores 5 me 0 ndaj Crystal Palaces këtë pasdite.

“Në pjesën e parë ne kishim probleme se topi duhet të lëvizte dhe ne nuk e bëmë këtë”, tha Guardiolas pas fishkëllimës së fundit në Etihad, transmeton portali arbresh.info.

“Ne e kishim atë, por topi duhet të qëndronte sa më pak që është e mundur në këmbët tona dhe të lëvizte. Shumë prekje të topit dhe gjithçka tjetër shkonte ngadalë. Por, në 10-15 minutat e fundit të pjesës së parë ne u përmirësuam”

“Pjesa e dytë ishte shumë, shumë më e mirë. Goli nga Sane ishte shumë i rëndësishëm. Prekja e tij e parë për golin ishte e jashtëzakonshme. Ai vrapoi në mënyrë të shkëlqyer. Gjithmonë në momentin dhe tempon e duhur”

“Ne kemi më pak pikë sesa sezonin e kaluar tani por mendoj që kemi më shumë gola, kemi pranuar më pak dhe mendoj se jemi duke shkuar pak më mirë. Por, ende është vetëm shtatori”

Ndeshja e ardhshme e Cityt do të jetë ndaj Shakhtar Donetskit në Etihad mbrëmjen e së martës./arbresh.info/

Të ngjashme