Penza ka shënuar fitore ndaj Bashkimit si mi mysafire me rezultat 68:82 (27:25, 18:26, 10:18, 13:13), në gjysmëfinalen e dytë të “Play-off”-it. Tashmë ndeshja e tretë do të zhvillohet në Pejë, ku do të përcaktohet se kush do të kualifikohet në finalen e Superligës së Femrave.
Çereku i parë i ndeshjes ishte i barabartë, ku të dy skuadrat epërsinë më të lartë e kishin pesë pikë, ndërsa rezultati shpesh herë u barazua në këtë pjesë, që përfundoi 27:25. Edhe periudha e dytë e sfidës ishte e barabartë, ku dy minuta para fundit të pjesës së parë, rezultati ishte 45:45, por gjashtë pikë radhazi nga pejanet bënë që pjesa e parë të përfundojë me shifrat 45:51.
Dallimi i madh u bë në periodën e tretë, ku skuadra pejane ishte më e mirë dhe u shkëput deri në 16 pikë, 53:69, sa ishte epërsia më e lartë në ndeshje, kurse rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 55:69. Në dhjetë minutat e fundit u zhvillua lojë e barabartë dhe kjo mjaftoi që Penza të fitojë 68:82.
Te Bashkimi u dalluan Era Shatri me 11 pikë e 14 kërcime dhe Poole Porsche me 19 pikë, kurse te Penza u dalluan Rael Whitsitt me 23 pikë e 16 kërcime dhe Narlyn Mosquera me 17 pikë e katër kërcime./Arbresh.info
Osmani takoi Komisioneren për Zgjerim, theksoi rëndësinë e a...
Xheneta, Drilonit: Me qenë ti vëllai im, do më kishte ardhur...
Kasanof takim me Ramën: Mbështetje Shqipërisë për çështje ky...
Nëntë filma të shfaqur në DokuFest në listë të gjatë për Çmi...
Sinani thotë se autoritetet serbe ia ndaluan ministrit Çeku ...
Për çfarë arsye do ndahej Lela nga Leo?