Kapiteni legjendar shqiptar, Lorik Cana, i ka dhënë fund karrierës së tij para tifozëve shqiptarë të mbledhur në Elbasan Arena.
Në stadiumin e stërmbushur u paraqit para ndeshjes në fushë Cana, kapiteni i cili ka më së shumti paraqitje në fanellën e kombëtares.
Ai u shfaq në fushë me djalin e tij, me ç’rast nuk iu përmbajt emocioneve dhe lotëve, teksa ju falënderua të gjithë shqiptarëve.
“Një falënderim të madh për gjithë këto vite”, ka thënë Cana në fushë para të pranishmëve.
Më pas tifozët shpalosën një flamur të madh me tekst “Cana përgjithmonë” pas të cilit ai edhe e goditi topin në drejtim të tifozëve sërish në shenjë falënderimi.
Lorik Cana konsiderohet si idhull i tifozëve të kombëtares shqiptare dhe i shumë lojtarëve të kombëtares.
Ai plotësoi ëndrrën e tij dhe të gjithë shqiptarëve me pjesëmarrjen historike në kampionatin evropian, Euro 2016.
https://twitter.com/arisaxhhh/status/917452228595802112?ref_src=twsrc%5Etfw&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fcana-pergjithmone-pensionohet-kapiteni-legjendar-falenderim-per-gjithe-shqiptaret-fotovideo%2F
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...