Google ADS

Pensionohet Claudio Bravo

10:50 | 27 Gusht 2024
K.B

Ish-portieri i Barcelonës, Claudio Bravo, është pensionuar nga futbolli.

Kiliani hoqi dorëzat pas një karriere 22-vjeçare në futbollin e seniorëve.

E nisi me Colo-Colon për katër vjet, pastaj gëzoi tetë vjet të bukura te Real Sociedadi, për të kaluar më pas te Barcelona për dy vjet ku edhe e fitoi Ligën e Kampionëve.

Për katër vjet qëndroi te Manchester City, e po aq vite edhe te Real Betisi ku edhe i dha fund karrierës.

Mes titujve të fituar, ai e ka edhe La Ligën dy herë, Kupën e Mbretit dy herë, Superkuën e UEFA-së një herë, Kupën e Botës për Klube një herë, Premier Ligën njëherë, Copa American me Kilin dy herë./kk

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme