Xherdan Shaqiri i ka dërguar një mesazh të veçantë ish mesfushorit Bastian Schweinsteiger.
Schweinsteiger ka njoftuar pasditen e sotme (e shtunë) se do të lë pas atletet me të përfunduar sezoni aktual, shkruan portali arbresh.info.
“Ishte kënaqësi për të luajtur dhe për të ndarë momente të mrekullueshme me ju, shoku im. Ju urojë juve dhe familjes tuaj gjithë të mirat në të ardhmen”, ka shkruar Shaqiri në një postim në llogarinë e tij në Twitter.
27-vjeçari dhe ish reprezentuesi i Gjermanisë kanë luajtur së bashku gjatë kohës së tyre në Bayern Munich.
Bastian Schweinsteiger është fitues i tetë titujve në Bundesliga, shtatë Kupave të Gjermanisë, një FA Kupe Dhe një Kampionati Botëror.
Ai ka bërë 121 paraqitje për skuadrën kombëtare të Gjermanisë dhe ka luajtur 500 ndeshje te Bayern Munichu para se të shpenzonte një pjesë të karrierës së tij te Manchester United dhe Chicago Fire./arbresh.info/
Arrestohet një burrë në Prishtinë, i vodhi çantën një gruaje
Olmo mbetet lojtar i lirë, por feston me ngjyrat e Barcelonë...
Ukraina ndërpret furnizimin me gaz rus në Evropë
Ndërrimi i viteve, 25 persona u paraqiten në urgjencën e Vlo...
Zhduket një person në Prishtinë
Rumania dhe Bullgaria bëhen anëtarë të plotë të zonës Shenge...