Penalltitë i ndihmojnë Qarabagut për ta mposhtur Kukësin

23:01 | 1 Gusht 2018
Arbresh.info

Tri penallti në një ndeshje.

Kështu ka ndodhur sonte në ndeshjen në mes të Qarabagut dhe Kukësit, të cilën e fitojë kampioni i Azerbajxhanit me rezultat 3-0.

Të dy golat u shënuan nga Dani Quintana dhe atë nga penalltia.

Qarabag ishte një skuadër shumë më e mirë në pjesën e parë ku e dominoi Kukësin si me lojë ashtu edhe me shanse të krijuara.

Në minutën e 22’të Qarabag godet shtyllën, kurse në minutën e 24 portieri Frashëri shkakton penallti që në gol e shënon Quintana.

Me këtë rezultat përfundon edhe pjesa e parë.

Në pjesën e dytë prapë Kukësi has në vështirësi, derisa në minutën e 52’të, Albi Alla ndëshkohet me karton të kuq.

Por, penalltinë e dytë e mbron portieri i Kukësit, Frashëri.

Por nuk kaluan as pesë minuta dhe gjyqtari e akordon edhe një penallti për vendasit.

Kësaj radhe nga pika e bardhë i saktë ishte prapë Quintana që shënoi golin e dytë.

Qarabag vazhdoi ta dominoi takimin dhe shënoi golin e tretë, kësaj radhe nga loja e rregullt në minutën e 88’të.

Me këtë humbje Kukësi eliminohet nga Liga e Kampionëve për ta vazhduar aventurën e tyre për në Europa Ligë ku do të përballen me fituesin e çiftit Vikingur – Torpedo Kurtuaisi, ndeshje që luhet nesër mbrëma.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme