Mesfushori i Romës, Lorenzo Pellegrini ka vendosur të mos largohet nga klubi gjatë merkatos verore.
24-vjeçari kërkohet nga top klubet, si PSG, Juventus dhe Manchester United, mirëpo ai dëshiron të vazhdojë të luajë në fanellën e Romës, transmeton portali arbresh.info.
Pellegrini ka kontratë me klubin italian deri në qershor të vitit 2022, por ka klauzolën e lirimit për 30 milionë euro.
Sipas Sky Sport Italia, Roma është e sigurt se Pellegrini do vazhdojë të qëndrojë në “Olimpico” dhe nuk do largohet.
Italiani këtë sezon ka bërë 24 paraqitje duke shënuar tri gola dhe ka qenë impresionues në asistime duke dhënë 11 sosh.
Thuhet se Pellegrini do nis negociatat për rinovimin e kontratës dhe do e largojë klauzolën e lirimit./arbresh.info.
Rama shpërndan titujt e pronësisë për shtëpitë e trashëguara...
Murati tregon se kur pritet t’i ekzekutojnë nga 100 euro për...
“Nuk dua që me dal prej një darke i lumtur, e nesër përsëri ...
Qeveria ndan nga 100 euro për pensionistë e fëmijë
Kush janë 16 banorët e parë të Big Brother VIP Albania 4
Drenusha-Sarës: Nuk ke ndjenja për Drilonin