Lorenzo Pellegrinii sërish vendimtar për Romën e Daniele De Rossit, duke realizuar një gol për tre pikë.
Kapiteni i Giaillorosëve shënoi golin e vetëm në fitore minimale të Romës 1-0 përballë Sassuolos të dielën mbrëma në Olimpico.
Me këto tre pikë, Roma mbetet fuqishëm në garë për një vend në top katërshe, pasi tani ndodhet vetëm tre pikë mbrapa Bolognës dhe tetë më pak se Juventusi i vendit të tretë.
Që nga ardhja e De Rossit në krye të skuadrës, Pellegrini ka shkëlqyer me gjashtë gola e katër asistime.
Ai ka thumbuar Jose Mourinhon, pasi trajneri portugez e kishte akuzuar atë për bojkot duke thënë se tani me De Rossin ndihet më i lirë në fushë.
“Mendoj se jam përmirësuar, tani ndjehem në qendër të lojës. Kam nevojë që në mesfushë të jem i lirë për të bërë atë që di të bëj më mirë. Kjo është e vërteta, dhe kjo është ajo që më ka munguar prej një viti e gjysmë”.
“Jam i lumtur që tashmë situata ka ndryshuar për mirë për mua, për shokët e skuadrës dhe për Romën. Duhej të fitonim me patjetër ndaj Sassuolos, këto tre pikë janë shumë të rëndësishme, ashtu siç ishte e rëndësishme edhe të mos humbisnim ndaj Fiorentinës”.
“Sa i përket De Rossit, ka shumë respekt mes nesh. De Rossi ka qenë gjithmonë një pikë referimi për mua. Isha me fat ta kisha si shok skuadre dhe tani si trajner. Kemi një raport shumë të mirë, plot me pozitivitet”, u shpreh Pellegrini. /Telegrafi/
Eman Rrahmani tregon si qëndrojnë punët e “Familjes”, ia kth...
Gresa: Moderimi më pëlqen, ama në televizion nuk ma kanë dhë...
Mbyllet pjesa e parë në Gjilan, Llapi në epërsi ndaj Dritës
Begaj mbyll takimet për datën e zgjedhjeve: Opinionet udhëhi...
Ukraina thotë se goditi një depo nafte dhe objektiva të tjer...
Lushtaku viziton ish-krerët e UÇK-së në Hagë: Do të kthehen ...