Google ADS

Pellegri, tinejxheri më i shtrenjtë në histori të futbollit: Fitimet në minutë, orë, ditë, javë dhe muaj

23:46 | 27 Janar 2018
Arbresh.info

Pietro Pellegri u kërkua nga shumë skuadra të mëdha, por në fund zgjodhi kalimin te Monaco.

Kalimi i tij klubit francez nga Genoa i kushtoi 21 milionë euro, plus katër të tjerë në formë të bonuseve.

Me 15 vite dhe 280 ditë në supet e tij ai u bë lojtari më i ri që debutoi në një ndeshje të Serie A, ndërsa me 16 vite e 194 ditë me dy golëshin ndaj Lazios bëhet lojtari i parë që ka lindur pas vitit 2000, dhe arrin të shënon numër të tillë të golave në një ndeshje në pesë ligat më të mëdha evropiane, përcjell Telegrafi.

Italiani i lindur më 16 mars 2001, sot (e shtunë) ka shënuar edhe një tjetër arritje historike. Asnjë lojtar 16 vjeçar nuk ishte shitur më parë në vlerë 25 milionëshe.

Ai nënshkroi për pesë vite me Monacon dhe në vit do të fitojë një milion euro, ndërsa më poshtë keni fitimet e tij në detaje:

Në minutë: 2 euro

Në orë: 123 euro

Në ditë: 2.975 euro

Në javë: 20.825 euro

Në muaj: 83.300 euro. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme