Pele zgjedh ndërmjet Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit

17:31 | 17 Qershor 2017
Arbresh Info

Cristiano Ronaldo apo Lionel Messi? Njëri nga lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave në botën e futbollit ka zbuluar zgjedhjen e tij.

Edson Arantes de Nascimento, i njohur ndryshe si Pele, konsiderohet shpesh si njëri nga lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave, transmeton portali arbresh.info. Prandaj, është shumë normale që ai mund të pyetet se kush është lojtari më i mirë në botë aktualisht, përgjigje të cilën ish braziliani nuk ka hezituar për ta dhënë.

Lexo edhe: Sa kushton superylli Cristiano Ronaldo?

“Pa dyshim. Ashtu siç e kam përmendur, mendoj që këtu nuk dyshim që lojtari më i mirë, golashënuesi më i mirë dhe sulmuesi më i mirë është Cristiano Ronaldo”, u përgjigj Pele.

Në rast se nuk keni qenë në dijeni, Pele ka një rekord të “çmendur” golash.

Ndërmjet 7 shtatorit të vitit 1956 dhe 1 tetorit të vitit 1977, legjenda e futbollit ka luajtur në përgjithësi 1363 ndeshje dhe ka shënuar 1276 gola./arbresh.info

Të ngjashme