Legjenda braziliane, Pele ka thënë se ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo është lojtari më i mirë në botë, ndërsa për lojtarin më të mirë në histori të futbollit votën ia ka dhënë vetës.
Pele në një intervistë për kanalin e youtubes Pilhado, ishte pyetur se kush është lojtari më i mirë në botë, transmeton portali arbresh.info.
Braziliani beson se portugezi është më i miri, ndërsa për Lionel Messin mendon se nuk është sulmues.
“Në ditët e tashme lojtari më i mirë në botë është Cristiano Ronaldo”.
“Mendoj se është më i miri, por nuk mund të harrojmë për Messin sigurisht, por nuk është sulmues”, theksoi ai.
Ndërsa i pyetur për lojtarin më të mirë në histori të futbollit, Pele beson se ai është më i miri në histori.
“Është pyetje e vështirë. Nuk mund të harrojmë për Zizou, Ronaldinho dhe Ronaldo. Dhe në Evropë, Franz Beckenbauer dhe Johan Cruyff”.
“Nuk është faji im, por mendoj se Pele ishte më i mirë se të gjithë”, përfundoi ai.
Gjëja që ka çuditur të gjithë ishte se nuk e ka vendosur në listë Diego Maradonen, duke e ditur rivalitetin që kanë pasur për disa vite./arbresh.info.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...