Legjenda braziliane Pele ka insistuar se Cristiano Ronaldo ende nuk ia ka thyer rekordin e tij të shënimit të shumë golave, duke thënë se numri i tij real i golave është 1283 gola
Sulmuesi i Juventusit, Ronaldo bëri histori të dielën me dy gola të shënuar në fitoren 4-1 të Juventusit kundër Udineses.
Kjo bëri që ai të këtë shënuar 758 gola në ndeshje zyrtare, një më shumë se Pele që thuhet se ka 757.
Tani ai është pas Josef Cicanit që ka shënuar 80-5 gola, që i shënoi nga viti 1931 deri më 1957 në Austri dhe Republikën Çeke.
Megjithatë, pak orë pasi CR7 arriti në 758 gola, Pele përditësoi biografinë e tij në Instagramin zyrtar duke shkruar.
“Golashënues më i mirë i të gjitha kohërave (1283)”.
Por, kjo është e diskutueshme pasi që kjo përfshin edhe golat e shënuar gjatë miqësorëve, turneve dhe ndeshjeve të nderit.
Pele ka luajtur nga viti 1956-77 për Santos, New York Cosmos dhe Brazilin.
Nëse Ronaldos i llogaritën edhe golat e shënuara në miqësorë, atëherë ai do ta rivalizonte prapë Pelen./Arbresh.info/
Qeshni më pak për të mos u dukur të vjetër
Volkswagen po vjen me një model të ri elektrik të përballues...
Pse ngjyra e zezë tërheqë më shumë rreze të diellit?
E quajti kryeministrin “hajvan”, largohet nga ko...
“1432 Engjëj” vjen nga Shkurte Fejza dhe Besiana Behluli
Edhe presidenti i Italisë uron 17-vjetorin e Pavarësisë së K...