Ish-portieri i Argjentinës, Hugo Gatti, nuk frikësohet asnjëherë të bëjë deklarata të bujshme dhe kontroverse për legjendat e vendit të vet, Diego Maradona dhe Lionel Messi.
Gatti i ka lartësuar bashkatdhetarët e vet por ka këmbëngulur se legjenda braziliane Pele ka qenë më i mirë se ata.
“Më i miri ishte Pele, e kam shikuar atë shumë duke luajtur. Jam përballur me të. Maradona është në një nivel me Alfredo Di Stefanon, Johann Cruyff”, tha Gatti për Ole.
“Dallimi është se Pele, kur u pensionua, nuk e kishte një jetë kontroverse jashtë fushës si Maradona. Diego ishte shumë i mirë, por Pele më i miri nga të gjithë”, shtoi ai.
“Mendoj se ka qenë e pamundur të jesh si Diego, djalosh shumë i veçantë. Ai ishte si Zot në tokë, por në realitet ekziston vetëm një Zot”.
Gatti është kritik i shpeshtë i sulmuesit të Barcelonës, Leo Messi, dhe nuk e lëshoi rastin as këtë herë.
“Messi është më i miri i viteve të fundit, në këtë periudhë të futbollit, e cila është false, e cila nuk është futboll, e cila nuk është më futboll. Ata luajnë me VAR”, tha ai për Messin.
“Nuk po e sulmoj Messin. E kam thënë dhe gjithmonë do ta them se Messi është në listën time të lojtarëve më të mirë që i kam parë.. në vendin e fundit”, shtoi ai.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...